Rama: Mos u habisni kur të na shihni në një tjetër vend të Europës për ‘Open Balkan’! Batuta për Vuçiç: Mediat serbe do flasin për presidentin e tyre 'peng'

2 Prill 2023, 19:57

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur konferencën për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe presidentin e Serbisë duke thënë se do të jenë së bashku edhe në një tjetër vend të Europës për të çuar para nismën e Ballkanit të Hapur. Rama nuk e kurseu batutën për Vuçiç duke thënë se mediat në Serbi do flasin për presidentin e tyre që është peng.

“Më lini ta mbyll me një sekret. Do të takohemi në një vend që të mos ju duket habi që po na shihni në Verona, përgatituni të na shihni edhe diku tjetër në Evropë për Ballkanin e Hapur dhe të gjitha nismat që do të cojmë para. E di që ky sekret do jetë lajmi kryesor dhe më vjen keq për Aleksandrin por edhe mediat serbe që do të flasin për sekretin shqiptar dhe për presidentin e tyre që është peng. Në njëfarë mënyre është e vërtetë”, tha Rama.

  •  

    No videos found.