Kryeministri Edi Rama ka folur në Samitin e Berlinit, ku nuk kurseu kritikat për BE, duke u tregua mjaft i ashpër se ndërkohë që vetë BE flet për të shuajtur nacionalizmat e Ballkanit, në fakt po shfaq nacionalizmat e tyre që po vështirësojnë procesin e integrimit për Shqipërinë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Pikësëpari do të doja të të falenderoja shumë sinqerisht për nisjen dhe mbështetjen gjatë tërë kësaj kohe të këtij procesi, e për angazhimin tuaj të fortë e të palëkundur për rajonin tonë.E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por faktikisht mendoj që procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë I rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që, meqë ra fjala, BE-ja po e shuan, flakën e shpresës tek e ardhmja.Thënë këto, mendoj se është shumë e rëndësishme që ne të kemi më shumë autorësi në proces, aq sa është e rëndësishme po kështu që procesi të kombinohet me përpjekjet e shtuara të Komisionit, mbështetur në planin e ri ekonomik dhe të investimeve.















