Gjatë vizitës në Kroaci kryeministri Edi Rama u prit sot pasdite edhe nga presidenti, Zoran Milanoviç.
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë pune në Kroaci, me ftesë të kryeministrit kroat. Fillimisht u mikprit në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Republikës së Kroacisë Andrej Plenković. Takimi kokë më kokë me homologun kroat Plenković u pasua nga takimi bilateral mes dy delegacioneve dhe një konferencë për median.
Në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve u nënshkruan marrëveshje në fushën e ekonomisë dhe atë të shëndetësisë.
Vitin e kaluar shkëmbimi tregtar ka qenë rreth 170 milionë euro deklaroi Rama.