Rama në Lezhë: Rindërtimi vijon edhe në këtë qytet me 7 pallate të reja

1 Qershor 2021, 16:24 | Përditesimi: 1 Qershor 2021, 16:41

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj si dhe nga kryetari i Bashkisë në Lezhë, Pjerin Ndreu, kanë inspektuar ditën e sotme në Lezhë punimet për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në këtë qytet janë 7 pallate të reja për akomodimin e mbi 600 banorëve që humbën strehën në 177 apartemante.

b.ha./Shqiptarja.com