Rama në Report TV: Nuk më ka gëzuar non grata e Berishës, nëse do të ishte hequr s'do më kishte krijuar asnjë mërzi

6 Maj, 22:59 | Përditesimi: 6 Maj, 22:59

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te akuzat ndaj tij dhe George Soros për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report TV, Rama deklaroi se nuk mund të lobohen Shtetet e Bashkuara për asnjë gjë në botë, pasi përndryshe nuk do të ishte superfuqi. Rama shtoi se nuk e ka gëzuar vënia e non gratës ndaj kreut të PD dhe nëse hiqet s'do t'i kishte shkaktuar asnjë mërzi. 

 

E.H/Shqiptarja.com