Rama: Ne zgjeruam zonat e mbrojtura duke futur Lumin e Vjosës, mbrojtëm çfarë mundëm nga Valbona që ju e dhatë për HEC-e

23 Maj 2022, 18:43

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës se po shkatërron Zonat e mbrojtura. Ai tha se qeveria e tij i ka zgjeruar këto zona të mbrojtura që deri dje kërcënoheshin nga qeveria e atyre që sot janë në opozitë.

"Fola për Butrintit, po mbase nuk e keni pasur mendjen dhe fola pasi foli një parafolëse e cila ngriti akuza të caktuara, por megjithatë nuk ka problem unë këtu jam dhe ju sqaroj, lidhja që bëni ju shkak pasojë është një lidhje që nuk bazohet në asnjë fakt. Fakti është që deri 2018, harta e zonave të mbrojtura ishte e pandryshuar. Në hartën e zonave të mbrojtura kishte ndryshime për shkak të stimulimit masiv të ndërtimeve pa leje dhe lidhja juaj është për fat të keq lidhja që iu bashkon në kulturën e të bërit debat, bëni një lidhje për akuzë, nuk e di ca keni me investitorët strategjikë, por dihet se për ca duhen, por 2 shembuj do të jap. Njëri shembull është që nga harta e parkut të Butrintit është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit dhe heqja e asaj pjese, një urbanizim i imponuar nga koha është bërë me një logjikë të caktuar nën monitorimin e UNESCO e cila kërkoi rishikimin e zonave të mbrojtura për këto arsye dhe ne jo vetëm nuk kemi ngrenë zona të mbrojtura, por i kemi gjetur të kafshuara nga ndërtimet pa leje, ne kemi zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura që nga lumi i Vjosës duke ndaluar leje HEC të dhëna prej jush, kemi vënë në mbrojtje çfarë mundëm të shpëtomë nga lumi i Valbonës ku ju dhatë 11 leje, ne gjetëm 2 të filluara dhe të tjerat i bllokuam, kemi gjithë zonën e Thethit që bashkohet me Parkun Kombëtar dhe luginën e Shalës Park Natyror, po ashtu kemi Munellën që shpallet Park Kombëtar Syri i Kaltër, shpallja e këtyre ka ardhur si rezultat i agresion potencial mbi to për shkak të lejeve të dhëna nga ju", tha Rama.

    No videos found.