Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm

21 Mars 2023, 11:35

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe. Rama do zhvillojë një vizitë disa ditore, ndërsa do të takohet edhe me homologun britanik Rishi Sunak. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak. Report Tv ka mësuar se ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes Ramës dhe Sunak do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.