Rama nxjerr pamjet nga Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT: Nuk ka kohë për pushim

10 Maj 2021, 12:24

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Kreu i qeverisë nënvizon se ky është një investim i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

‘Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend! Nuk ka kohë për pushim!’- shkruan Rama.