Rama ofertë opozitës jashtëparlamentare

19 Shtator 2019, 20:44 | Përditesimi i fundit: 2019-09-19 20:45:33

Nuk e besoj një gjë të tillë. Nuk e kam lexuar por nëse është kjo atëherë do të thotë se Presidenti po mbyt veten me një pikë ujë si Mihali në Himarë për dy peshq. Ai ka shkelur rëndë detyrën përveç shkeljen kushtetuese." kështu është shprehur deputeti i opozitës së re, Halit Valteri në studion e Repolitix për dokumentin  e Presidentit Meta, ku ky i fundit pretendon se e ka marrë nga SHISH dhe ku thuhej se në protestën e 8 qershorit do digjej Kuvendi nga paramilitantë të ardhur nga Kosova. Këtë dokument Meta e ka përdorur si arsyen për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Këtë dokument sipas pretendimeve të Presidentit, e ka dorëzuar në Komisionin Hetimor, ku u vendos t'i kërkohet Kuvendit shtyrja e afatit të këtij komisioni me dy muaj, për t'i lënë kohë analizimit të opinionit të Komisionit të Venecias i cili do të vendoset në datë 12 tetor, por sipas deputetit Valteri një dokument i tillë nuk ekziston.

Po kështu të ftuar në studion e Repolitix për të komentuar situatën politike kanë qenë edhe zv ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i cili ka thënë se kriza aktuale është për shkak se opozita është vetë në krizë.

Ndërkohë deputeti i opozitës, Halit Valteri ndër të tjera ka folur edhe për Zgjedhoren ku ka thënë se nëse ajo nuk zbatohet ai do të lërë Parlamentin.