Rama për median spanjolle: Brenda javës do vijnë 1000 afganë, do rrinë disa muaj! S'do strehohen në kampe, do ishte çnjerëzore! S'kërkuam asgjë nga SHBA

18 Gusht 2021, 16:17 | Përditesimi: 18 Gusht 2021, 16:17

Brenda javës në vendin tonë do të vijnë rreth 1000 afganë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën spanjolle El Periodico.

"Do vijnë rreth 1 mijë këtë javë. Ne e morëm këtë vendim sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin. Është një mesazh solidariteti që ne duhet t'u përcjellim fëmijëve tanë. Azilkërkuesit afganë do të fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri këtë javë nëpërmjet fluturimeve të operuara nga SHBA", tha Rama në një intervistë telefonike për gazetën spanjolle.

LR/Shqiptarja.com