Rama për përjashtimin e Berishës: Dora për Bashën e shtrirë përtej zhvillimeve në PD! S'trishtohem se çfarë ndodh në kampin tjetër! E shkuara s'është halli i PS

10 Shtator 2021, 11:21 | Përditesimi: 10 Shtator 2021, 14:26

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë para zgjedhjeve të 25 prillit se ishte i gatshëm që të bashkëpunonte me Lulzim Bashën, nëse ky i fundit do të shkëputej nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Me të parin, marrëdhëniet duket se u ndërprenë në dakordësi të dy palëve dhe qetësisht, e ndërsa me të dytin i dha fund përmes një vendimi që ndezi “luftë” në selinë blu. Megjithatë, përtej zhvillimeve në PD, sot kryeministri Edi Rama i kujtoi Lulzim Bashës se dora e tij e bashkëpunimit është e shtrirë “për interes të qytetarëve”.

 

r.k./Shqiptarja.com