Rama përplaset me Rusinë për Ukrainën (20 shtator 2023)

21 Shtator 2023, 07:10

 

Nisi me debate mbledhja e Këshillit të Sigurimit në selinë e OKB-së në New York ku morën pjesë krerët e 50 shteteve, mes tyre edhe Zelensky. Ishte përfaqësuesi i Federatës Ruse, ai që u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke e akuzuar Këshillin e Sigurisë për mbajtjen e standardeve të dyfishta. Rusia kërkoi që Zelensky ta marrë fjalën, sipas rregullores, pas fjalës së vendeve anëtare. Megjithatë, Rama nga ana tjetër i bëri të ditur përfaqësuesit të Rusisë se është pikërisht Moska ajo që me nisjen e luftës, i ka dhënë Ukrainës rëndësinë që ka sot në sferën ndërkombëtare.