Rama presion drejtësisë për Ballukun? Lamallari i përgjigjet opozitës: E dimë kush kërkon asgjësimin e SPAK? Rotacion politik me verdikt popullor, jo me vendime gjykatash

4 Dhjetor, 11:00 | Përditesimi: 4 Dhjetor, 11:00

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari iu përgjigj akuzave të opozitës se kryeministri Rama po i ushtron presion drejtësisë për rastin e Belinda Ballukut. Lamallari tha se PS është ajo që ka ideuar reformën në drejtësi, duke ironizuar kundërshtarët politikë për të cilat tha se e dimë shumë mirë se kush kërkon asgjësimin e SPAK. Lamallari i tha opozitës se rotacioni politik vjen vetëm me verdikt popullor dhe jo me vendime gjykatash.

I.M/Shqiptarja.com