Rama pret në zyrë Florian Markun: Nuk do jem dot në ndeshje, por të gjithë duhet të shkojnë ta mbështesin! Superstari i ringut synon gjerdanin e madh të kampionit

23 Gusht 2022, 15:25

Pas takimit me kampionen e Europës në atletikë, kryeministri Edi Rama është takuar me Florian Markun, boksierin që synon t’i japë Shqipërisë një tjetër fitore. Rama thotë se synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore të WBC, gjë të cilën e ka konfirmuar dhe vetë Marku në daljet e tij publike.