Rama prezantoi projekti për Portin e ri të Durrësit: Na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor! Zgjatimi në Prishtinë kryevepër

21 Maj 2022, 08:44 | Përditesimi i fundit: 2022-05-21 11:33:26

Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua sot gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre.

“Mirë se erdhët, mezi po prisja t’ju takoja. Kam dëgjuar gjëra shumë të mëdha sidomos për punët tuaja kështu që po prisja me padurim të takoheshim dhe të dëgjoja rezultatet e punës suaj.” – mikpriti Kryeministri.