TIRANË- Arsimi është një nga hallkat që do të fokusohet mandati i tretë i qeverisë Edi Rama, siç ai vetë e ka bërë publike, e ndërsa sot në kuadër të këtij objektivi ai bërë publik emrat e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Në përbërje të saj janë “ekspertë të nivelit më të lartë ndërkombëtarë, shqiptarë që shkëlqejnë në botën akademike jashtë vendit si edhe të huaj që mishërojnë kriteret më të larta të botës akademike”, tha Rama, teksa para tyre shtroi një sërë problemesh me të cilët përballet arsimi sot.

















