Rama prezanton programin dhe kabinetin: Bëmë historinë, vendi numër 1 në botë për numrin e grave në qeveri!

16 Shtator 2021, 15:05 | Përditesimi: 16 Shtator 2021, 15:05

Kryeministri Rama nuk e fshehu krenarinë për faktin se qeveria e re që pritet të votohet do e rendisë Shqipërinë në vendin e parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri. Rama u bëri thirrje të gjitha deputetëve në Kuvend që të bëhen një zë i fuqishëm në betejën e fuqizimit të vajzave dhe grave.

r.k./Shqiptarja.com