Rama publikon pamje nga Thumana: 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale janë në shërbim të banorëve

17 Gusht 2021, 08:10 | Përditesimi: 17 Gusht 2021, 08:10

Me pamje nga Thumane, ku shihen banesat në rrjesht, kryeministri Edi Rama bën me dije se 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale janë në shërbim të banorëve.

Kantieri i ri i Thumanës, Rama thotë se ka infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, dhe qendër komunitare.

KT/Shqiptarja.com