Rama publikon pamjet nga Unaza e Madhe e Tiranës: Puna po vazhdon

18 Maj 2021, 20:10 | Përditesimi i fundit: 2021-05-18 20:15:59

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon pamjet e Unazës së Madhe në Tiranë të përfunduar në pjesën e zonës së TEG-ut. Rama shkruan se puna vijon për përfundimin e saj, në të cilën po punohet njëkohësish në disa lote.

Unaza e Madhe e Tiranës përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh. Përfundimi i saj do të bëhet në vitin 2023 dhe do të sjellë lehtësim të trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.Unaza e Madhe e Tiranës nisi ndërtimin në vitin 1996 me segmentin rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja. Më pas puna vijoi me segmentin prej 13.5 kilometrat nga Farka te rrethrrotullimi i TEG deri te Pallati me Shigjeta dhe më pas u hap dhe segmenti që lidh Farkën me Shkozën dhe Maternitetin e Ri prej 5.5 kilometrash. Punimet po vijojnë njëkohësisht edhe në rrethrrotullimin “Shqiponja”, ku deri tani janë hapur 3 tunele nëntokësore. Dy segmenteve të fundit që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës: pjesën nga Rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.