Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Thumana, ku vijojnë pa ndërprerje punimet për ndërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Në një postim në Facebook, Rama bën me dije se brenda 4 muajve, Thumana do të shndërrohet në një qytezë të re, duke pasur në brendësi, apartamente, shtëpi private, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive etj.
Me pamjet e bukura me dron, shihet qyteza me ndërtesat e ndërtuara me një planimetri për t’u admiruar, pamje që në dukje të parë nuk të japin aspak përshtypjen se zona ndodhet në Thumanë.

















