Rama: Raporti i progresi udhërrëfyes për ne! KE është gjykuesi më i drejtë dhe i paanshëm, bllokimet nga vendet e BE, për politikë

20 Tetor 2021, 09:50

Kryeministri Edi Rama tha se Ke rikonfirmoi edhe një herë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për nisjen e negociatave dhe se ky raport është një udhërrëfyes për Shqipërinë. Rama tha e KE është partneri më i drejtë dhe më i paanshëm në gjykimin dhe vlerësimin e progresit të vendeve dhe çdo bllokim që vjen nga vendet e BE është vetëm për polikë.

 "Raporti i KE është një tjetër në një vrazhdë të disa të tjerëve tani më, ku KE rikonfirmon edhe njëherë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur formalisht negociatat dhe për të ndërmarrë diskutimin e anëtarësimit. Dua të theksoj se ne gjejmë te KE një partner të drejtë dhe të paanshëm, një partner rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren dhe për këtë arsye do e përsëris edhe sot nuk ka në asnjë kryeqytet të vendeve anëtarë një strukturë e ngjashme apo që të mund të konkurrojë për nga cilësua e hulumtimi dhe për nga drejtësia e gjykimin delegacionin e KE dhe të BE këtu në vendin tonë. Kur dëgjojmë pranë ditëve të vendimmarrjes të një vendit të BE se prit kështu e ashtu kjo është polikë. Raporti i Progresit është për ne udhërrëfyes", tha Rama.