Rama: Sot zgjidhet misteri i ‘kullave’! Ky është teatri, ky është sheshi! Çfarë nuk ecën keni punë me Lali Erin, unë e mbarova detyrën time

21 Dhjetor 2022, 12:44

Kryeministri Rama u shpreh se me përurimin ditën e sotme të teatrit kombëtar, do të marrin fund spekulimet dhe “misteri” i kullave në tokën e teatrit. Me humor, kreu i qeverisë u shpreh se ka mbaruar detyrën e tij dhe për çdo “problem” të mëtejshëm mund të adresohen te kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Sot zgjidhet misteri ka kullë s’ka kullë në zonën e teatrit. Ky është teatri, ky është sheshi!  Ajo që do të mbetet edhe në këtë rast është vepra. Një vepër që unë do isha shumë i lumtur sikur të isha bashkë me Ndrenikën dhe Tinka Kurtin për të hapur dyert. (...)

Çfarë nuk ecën keni punë me Lali Erin, unë e mbarova detyrën time”- tha Rama.

    No videos found.