Rama ‘sulmon’ Agron Shehajn: Ballist që s’di të lidhë 7 fjalë bashkë, e futën në Parlament! Përdor Call Centerat për të mbytur me helm faqet e kundërshtarëve!

9 Qershor, 22:01 | Përditesimi: 9 Qershor, 22:01

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryetarin e Partisë Mundësia, deputetin Agron Shehaj, duke thënë se përdor Call Centerat e tij për të goditur faqet e kundërshtarëve dhe për të marrë like e klikime.

Komentet Rama i bëri nga Fieri, ku foli edhe për protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec. Duke e quajtur Shehajn ‘ballist’, Rama tha se ai nuk di të lidhë 7 fjalë bashkë.

E.H/Shqiptarja.com