Rama: Të moshuarit do marrin 5 mijë lekë më shumë në pensionin e muajit tjetër! Premton rritje page për kategori të tjera punonjësish

29 Mars 2023, 13:26 | Përditesimi: 29 Mars 2023, 13:48

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se muajin e ardhshëm, të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë më shumë në pensionet e tyre. Pas mbledhjes së qeverisë foli për planin e pagave duke thënë se do të ketë rritje për disa kategori ndërsa synojnë që paga mesatare të arrijë në 900 euro.

r.k./Shqiptarja.com