Rama vizitoi Akademinë Ushtarake në Nju Jork dhe 'ngriti studentët në këmbë': Leje për të gjithë në fundjavë

21 Shtator 2021, 08:56

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga momenti i veçantë i pritjes në Akademinë Ushtarake “West Point” në Nju Jork.

I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, kryeministri shfaqet përballë qindra studentëve të akademisë ushtarake për t’i dhënë lajmin e mirë se të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që ta përdorin gjatë fundjavës.