Të gjithëve u ka bërë përshtypje përse kryeministri Edi Rama nuk reagoi për fitoren e Zvicrës përballë Serbisë, kur protagonistë kanë qenë 2 shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
“Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, por i Shqipërisë, nëse do i ndaja ato 2 shqiptarët që ne i shohim me dashurisë dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, ca do bëja, do i përdorja ato figura për politik dhe në një mënyrë aspak dinjitoze sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por nacionalizmi është sa qesharak aq edhe i rrezikshëm, nuk e shoh të nevojshme dhe kush e bën nuk bën gjënë e duhur”, tha Rama.