Rama: Zgjatja e afateve të vettingut, jo kërkesë e PS, por e SHBA! Nëse ata thonë jo, nuk u vendosë askush litarin në fyt

4 Nëntor 2021, 22:08

Kryeministri Edi Rama në intervistën për Report Tv ka deklaruar se nuk do të lejojë kushtëzimin e votës për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut në Drejtësi me votën për Vettingun e politikanëve që kërkojnë demokratët.

"PD bën shumë gabim, sepse zgjatja e mandatit të KPK nuk është në programin e PS si një nga pikat që PS ka një qëndrim të vetin, por për reformën në drejtësi ku ne jemi një nga aktorët, ku janë të përfshirë, BE, SHBA, PS dhe opozita. Nismat e sjella nga PD, janë vetëm të saj, dhe për nismat e PD mund të diskutojmë, për nismat që lidhen në një reformë dhe jemi katër dhe ata të katërt nuk janë Mediu dhe Ndoka, por SHBA dhe BE nuk mund të thuhet që kjo është kusht për këtë, se janë pa lidhje njëra tjetrën. Nuk ia kërkoj PD-së, zgjatjen e kërkon interesi kombëtar dhe interesi publik i vendit, nuk ia kërkoj unë", tha Rama.