Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet në Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme, pjesë e investimeve për modernizimin e QSUT, ku deklaruan se spitali i ri do të përfundojë brenda vitit. "Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme ka ecur në një nivel të ri të investimit, që tashmë qeveria shqiptare ka filluar prej 14.8 milionë euro. Po ecim me ritme të mira dhe brenda dhjetorit përfundon ky spital. Interesante në këtë spital është lidhja që i bëhet kësaj godine me godinën aktuale, ku nëpërmjet dy urave lidhen direkt këto dy spitale, duke bërë një trup dhe duke mundësuar eficencën e shërbimeve", tha Manastirliu. Duke folur për kapacitetet e spitalit të ri, Manastirliu tha se ky spital do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të Brendshme. "Këtu në total do të kemi 271 shtretër, të ndarë sipas shërbimeve të kardiologjisë, hematologjisë, endokronologjisë, gastrohepatologjisë, nefrologjisë, alergologjisë, dermatologjisë, etj. Ndërkohë që gjithë zhvillimi i këtij spitali është i projektuar që të integrohet me godinën e parë, duke ofruar kështu rienergjizim të gjithë kapaciteteve aktuale dhe gjithashtu dhe këtyre ambienteve të reja. Po krijojmë edhe një mënyë të re të organizimit aktual të shërbimeve për Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme", deklaroi Manastirliu. Nga ndërtimi i Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe pajisjet mjekësore, përfitojnë 109 mijë pacientë. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme. Spitali i ri do të ketë edhe një spital ditor me 60 shtretër, për rritjen e eficiencës së shërbimeve. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.
Rama-Manastirliu inspektojnë punimet e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme: Përfundon brenda vitit, investim i qeverisë 14.8 mln euro
Video të tjera
-
-
Aksident në Ishull-Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon në kanal
13 Qershor, 21:04 -
Zjarr pranë një blloku banimi në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje
13 Qershor, 18:31 -
Nga Amerika në Evropë, takimet e Artur Shehut me pjesëtarët e grupit për trafikun e drogës dhe investimet në Shqipëri
13 Qershor, 18:20 -
Vrasja e Eglant Koçit, edhe Kosova në kërkimet për trupin! Arratia e Sadik Llanajt, RENEA në ndjekje
13 Qershor, 17:17 -
Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona! Dërgohen me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës
13 Qershor, 17:12 -
Mbetën në det të hapur me kajak, Policia e Himarës u vjen në ndihmë 5 turistëve në Gjirin e Filikurit
13 Qershor, 16:34 -
Shisnin kokainë në Tiranë, 4 të arrestuar! Sekuestrohen mbi 400 gramë kokainë, 2 peshore, para dhe 4 celularë
13 Qershor, 11:30 -
Mjeku italian: Akti 10 minutësh që shpëton 3 jetë, ndoshta edhe tuajën!
12 Qershor, 17:36 -
Petulla me patëllxhanë nga zonja Albana
12 Qershor, 17:28 -
Lule kungulli të mbushura me gjizë dhe kopër, të skuqura në qull nga zonja Albana
12 Qershor, 17:23 -
Reçel me lëkura limoni nga zonja Albana
12 Qershor, 17:14 -
-
Vrasja e Eglant Koçit/ Autori e futi trupin e pajetë në automjet, e çoi në Ibë me karrotrec! Armand Shakaj ndërroi 6 numra celulari! Gjenden gjurmë baruti brenda zyrës
12 Qershor, 17:09 -
SKEDA/ Kush janë 20 personat me masë sigurie nga SPAK? Nga krerët e ‘kokainës’, te biznesmenët ‘pastrues parash’
12 Qershor, 16:52 -
Dibër/ Kapet duke ruajtur me armë parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana
12 Qershor, 15:14 -
Skënder Hita në GJKKO, inspekton nga afër masat e sigurisë në gjykatë
12 Qershor, 14:26 -
Dibër/ Kapet duke ruajtur me armë parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana
12 Qershor, 14:14 -
Tentoi të grabiste me armë lodër një pikë të këmbimit valutor në Shkozë, arrestohet 23-vjeçari
12 Qershor, 10:57 -
Operacioni i SPAK, bllokohet biznesi i makinave me qira 'Top Seven', pronë e Orgest Birçaj
12 Qershor, 10:40