Ramosi dhuratë Barcelonës, katalanasit mundin Sevillan e marrin kryesimin në Spanjë! Dortmundi forcë e parë në Gjermani

30 Shtator 2023, 12:26

Kur dhurata të vjen nga armiku i përbetuar. Barcelona me shumë vështirësi mundi mbrëmjen e djeshme Sevillan 1 me 0 dhe me 20 pikë u ngjit në vendin e parë në La Liga. Episodi që vendosi fatin e takimit ishte ai I minutës së 76-të kur Sergio Ramos legjenda e Real Madrid I rikthyer tek Sevilla shënoi në portën e tij. Sot në kuadër të javës së 8-të në Spanjë luhet Girona-Real Madrid ,sfidë që mund të zbresë katalanasit nga kreun.