Raporti, 17 policë të arrestuar në 3 muajt e parë të vitit! Rasti më i bujshëm kapja e efektivit të RENEA-s me 113 mijë €

6 Prill 2023, 17:28

17 efektivë policie u arrestuan nga janari-deri në mars të këtij viti, për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Rasti më i bujshëm ishte ai i kapjes me 113 mijë euro i Shefit të Stërvitjes në RENEA, Altin Morina. Gjithashtu, në mars drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku pezulloi drejtuesit e Krimit Ekonomiko-Financiar në të gjitha qarqet, për mungesë rezultatesh.