Raporti i DASH për Shqipërinë: Probleme në pavarësinë e gjyqësorit, s'ka arrestime politike! Media 'Syri' spiunoi gazetarët e vet që t'i bindeshin linjës politike të pronarëve

22 Prill, 21:59 | Përditesimi i fundit: 2024-04-23 16:26:28

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, vazhduan të ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar të hënën.