Raporti tronditës i Kishës Katolike në Francë, thyen heshtjen pas 54 vitesh i abuzuari: Unë do të vdes me traumën e asaj që ndodhi

7 Tetor 2021, 15:06

FRANCË- Prej shumë vitesh me peshën e traumës së rëndë mbi supe, ka thyer heshtjen Christian Dubreui, një prej mijëra viktimave të abuzuara seksualisht nga anëtarët e klerit katolik në Francë.

Denoncimi i tij që sot është 65 vjeç, vjen pas daljes në dritë të një raporti që akuzon Kishën katolike se ka abuzuar seksualisht 216 mijë fëmijë të mitur për 7 dekada që nga viti 1950.