Raportuan nga zona e pushtuar e Sudzha, Rusia mund të procedojë penalisht 2 gazetarët e RAI-t!

16 Gusht, 11:10

 Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë po synon që të nisë procedimin penal kundër gazetarëve italianë të RAI-t, që raportuan nga rajoni i Kurskut.

Sipas burimeve që u referohet edhe “La Repubblica”, bëhet fjalë për një çështje penale sipas nenit 322 të Kodit Penal të Federatës Ruse, “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Stefania Battistini dhe Simone Traini mund të ndiqen penalisht.

    No videos found.