Rastësi apo e qëllimshme? Messi mungon në videon e re të Champions League

6 Shtator 2022, 16:49

UEFA Champions League ka publikuar një video për rifillimin e sezonit të ri, por duket se mungon ylli i PSG, Lionel Messi. Nuk dihet nëse momentet që janë zgjedhur për klipin janë të rastësishme apo jo. Me himnin e saj ikonik që dëgjohet në sfond, në videon prej 40 sekondash shfaqen lojtarët ndërsa klipi do të përdoret si hyrje përpara se të fillojë mbulimi i ndeshjeve të Champions League këtë sezon.Argjentinasi Leo Messi ka ndezur Champions League për vite me radhë ndërsa nuk dihet arsyeja e përjashtimit të këtij viti nga klipi.