Rastësi me datat? Ditën që djali lirohet nga burgu për drogë, zhduket çifti Pasho! I riu ende në arrati

17 Dhjetor 2020, 13:52 | Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 18:16

TIRANË - Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia italiane lidhur me vrasjen dhe masakrimin e trupave të çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho në Itali. E para lidhet me të shkuarën e djalit të tyre dhe e dyta me mosmarrëveshjet në familje, e pranuar kjo edhe nga vajza në një lidhje për Report Tv në emisionin 'Pa Gjurmë' më 2 shkurt. 

Nënkolonel Carmine Rosciano, komandant i departamentit operativ të Karabinierëve në Firence ka krijuar skemën që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të motiveve të vrasjes. Çifti ka tre fëmijë dy vajza, Dorina dhe Viktoria dhe një djalë, Taulanti ky i fundit me precedent penal. Ai u arrestua në moshën 28-vjeçare dhe u burgos në burgun Sollicciano, në zonën ku dhe u gjetën 4 valixhet me trupat e masakruar të prindërve të tij. Sipas mjekëve, trupat e tyre qëndruan në valixhe ndoshta edhe me vite.

Taulanti lirohet nga burgu më 2 nëntor 2015, një datë e rëndësishme për grupin e hetuesve. Pse? Sepse është e njëjta ditë që çifti Pasho zhduket. Dhe më 2 nëntor 2015, ditën e zhdukjes së tyre, ata shkuan për ta marrë atë para burgut Sollicciano, ku 28-vjeçari  sapo kishte vuajtur një dënim 4-vjeçar. Pikerisht atje jane vrare. Rastësi?

Në qershor të vitit 2016, Taulanti arrestohet sërish për posedim të një sasie të madhe marijuanë. Për këtë ai dënohet me arrest shtëpie, por pas 15 ditësh ai arratiset dhe vijon të jetë ende në arrati.  Nisur nga kjo, nje nga pista në të cilën hetohet eshte hakmarrja për prishje të pazareve të drogës. Por gjetja e trupave pranë burgut ku kryente dënimin djali dhe mbi te gjitha zhdukja pikërisht në 2 nentori, ditën që ai u lirua hap pista tjetër, ajo e mosmarrëveshjeve brenda familjes. Koloneli tha se një nga vajzat raportoi se nuk kishte komunikuar me prindërit dhe nuk dinte asgjë prej tyre prej 6 ditësh. Komunikimi i fundit me ta ishte bërë në 2 nëntor neprmjete nje sms, ndërsa vajza denoncimin e bëri më 8 nëntor të vitit 2015. Mosmarrëveshjet në familje, e pranuar kjo edhe nga vajza në një lidhje për Report Tv në emisionin 'Pa Gjurmë' më 2 shkurt. 

b.ha./Shqiptarja.com