Rastet e reja COVID, në vend po mbizotërojnë ato ‘Delta’! Ishp: Ende nuk po shfaq agresivitet

6 Gusht 2021, 16:53 | Përditesimi: 6 Gusht 2021, 16:53

Varianti Delta i COVID po mbizotëron në vendin tonë dhe kjo vërehet tek rastet e reja që konfirmohen pozitiv, tregon shefja e Laboratorit të virologjisë në ISHP, Iris Hasriba. 

"Sikurse e kemi konfirmuar zyrtarisht në vendin tonë qarkullon me dominancë më të madhe varianti Delta, ka dhe raste që rezultojnë të variantit britanik. Varianti i mëparshëm prej nga i cili filloi dhe kjo pandemi globale nuk po shihet dhe aq shumë dhe kjo ka të bëjë dhe me faktin e dominancës së varianteve të reja që lindin si pasojë e mutacioneve që ndodhin në virus gjatë transmetimi nga një vend në vendin tjetër", tha ajo. 

LR/Shqiptarja.com