Real Madrid mbretëron në Spanjë, Galaktikët mundin Barcelonën! 4 gola vendosin 'El Clasico'

16 Tetor 2022, 19:25

Real Madrid ka fituar 3-1 me Barcelonën në El Clasico, për javën e nëntë në La Liga. Me fillim nga 16:15, derbi mes tyre ka qenë kryefjala e tifozëve. Me stadiumin në kapacitet maksimal, skuadrat nuk zhgënjyen në fushë. Do duhej minuta e 12 që Benzema të shënonte golin e parë për Real, me Valverde që në të 35 shënoi golin e dytë. Në fund të ndeshjes, pikërisht në të 83 minutë Torres hapi ndeshjen. Teksa katalanasit kërkonin barazimin, Rodrygo me penallti dërgoi shifat në 3-1. Me këtë fitore Real Madrid shkon në kuotën e 25 pikëvë në vendin e parë, duke lënë Barçën të dytën me 22 pikë.