‘Rebelet’ e lënë jashtë nga Reja shkëlqejnë me gola! Nga Broja, Vrioni dhe Manaj, lojtarët që s’u grumbulluan nga kombëtarja.

8 Dhjetor 2021, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2021-12-08 14:20:07

Javët e fundit kanë qenë tepër pozitive për disa sulmues shqiptar të cilët u lanë jashtë nga trajneri i kombëtares Edy reja për ndeshjet vendimtare të nëntorit, që vlenin kualifikimin në Botëror.

Rey Manaj pas paraqitjeve të mira këtë fundjavë gjeti rrugën e rrjetës me Spezian, duke realizuar edhe golin e parë personal në Seria A. Sulmuesi ka qenë i besuari i italianit, por kundër Anglisë dhe Andorës mbeti jashtë. Padyshim të gjithë e dinë situatën e Brojës, i cili pavarësisht se ç’ndodh me kombëtaren po shkëlqen edhe në kampionatin më të fortë të botës si Premier League. 20-vjeçari mrekulloi këtë fundjavë me realizimin kur kaloi në avantazh Southampton.