Varri i babait të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad është djegur sot nga luftëtarët rebelë.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shohim teksa rebelët qëndrojnë pranë varrit të djegur të Hafez al-Assad në fshatin stërgjyshëror të familjes Qardaha në provincën perëndimore Latakia
Hafez al-Assad, i cili ishte babai dhe paraardhësi i presidentit të rrëzuar, vdiq në vitin 2000. Ai mori pushtetin në vitin 1970 dhe ishte arkitekti i Sirisë moderne, duke krijuar një sistem të ‘përça dhe sundo’ për të ruajtur pushtetin e tij.