Reçel kumbulle nga zonja Albana

11 Tetor 2022, 11:57

Reçel kumbulle 

Përbërësit:

  • 1 kg kumbulla
  • 250 ml ujë
  • 750 gr sheqer

Përgatitja:

Lajmë kumbullat dhe u largojmë bërthamat. Vendosim në një tenxhere ujin me sheqerin dhe e lemë në zjarr derisa sheqeri të tretet. Më pas shtojmë kumbullat dhe i lëmë në zjarr të ulur derisa të shikojmë që në sipërfaqe krijohet një si shkumë e ndritshme dhe reçeli të ketë marrë trajtë kompakte.