Reciprociteti i targave, deputeti shqiptar në Serbi, Kamberi: Vendimi i Kosovës i drejtë, Vuçiç nuk po respekton marrëveshjet! Të ndërhyjë SHBA se BE nuk ka fuqi

21 Shtator 2021, 19:50

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Serbi e ka quajtur të drejtë vendimin e Kosovës për të mos lejuar automjetet me targa serbe në territorin e saj. Duke folur për 'Report Tv', Kamberi tha se presidenti Aleksandër Vuçiç nuk po zbaton marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve në Bruksel. Ndërsa i bëri thirrje Uashingtonit zyrtar që të ndërhyjë për t'i ulur palët në bisedime, pasi BE nuk e ka fuqinë që ta detyrojë Serbinë të respektojë marrëveshjet.