Reciprociteti i targave, vazhdon bllokimi i rrugës afër pikës kufitare në Jarinjë! Gazetari britanik paralajmëron tensione

21 Shtator 2021, 15:06 | Përditesimi i fundit: 2021-09-21 17:40:30

Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinjë , me forcat e policisë së Kosovës të cilat kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë.