Refuzoi kërkesën e KLSH për kontroll?! Çako: Nuk është e vërtetë, po procedohet normalisht

3 Gusht 2021, 11:04

KLSH më 30 korrik nisi kontrollin ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e zjarreve, por sipas një lajmi dje u deklarua se kjo është refuzuar nga Emergjencat Civile. Vetë KLSH shprehet se ka marrë nga Emergjencat Civile përgjigjen se "Drejtori i emergjencave Civile Haki Çako është me pushime deri në datën 9 gusht dhe KLSH nuk mund të auditojnë në institucion pa u kthyer drejtori i përgjithshëm". Por i pyetur nga Report Tv për këtë deklaratë, Haki Çako e refuzon kategorikisht.