VLORË- Dritan Leli nuk ka marrë pjesë në 2 mbledhjet e kaluara të Këshillit Bashkiak të Vlorës me argumentin se po respekton masat anti-COVID, e megjithatë Ministria e Shëndetësisë sot ka dhënë 'OK' që të mbahen mbledhje fizikisht. Kjo përgjigje nga zv. ministrja Mira Rakacolli vjen pasi Sekretari i Këshillit Agron Gjipali ka kërkuar një konfirmim mbi ligjshmërinë e realizimit të mbledhjes fizike në sallën e teatrit “Petro Marko”. “Përsa i përket Urdhrit të Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë festive etj. ku rreziku i transmetimit të virusit është shumë i lartë. Përsa më sipër ky urdhër nuk cenon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale. Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distancës, mbajtja e maskës, kushtet higjenosanitare etj.”, shkruan Rakacolli në përgjigjen për Gjipalin.Nga ana tjetër, deputeti socialist, Ilir Metaj tha se e gjitha kjo është një skemë e Dritan Lelit për t'u fshehur pas ekranit, duke theksuar se nuk do të pranojnë asnjë mbledhje tjetër online. "Leli refuzon që të ballafaqohet me qytetarët, kjo mungesë do të jetë ndër të fundit të mungesave, Leli kërkon të mbrohet pas ekranit të kompjuterit, por kjo mbetet mburojë virtuale. Nuk pranojmë asnjë komunikim në distancë, çdo mbledhje fizikisht do ketë kërkesat për llogaridhënie të Lelit për punët e bashkisë, do të marrim audit të jashtëm për dhënien e lejeve nga Bashkia e Vlorës. Ne për t'i dhënë seriozitet pikave të rendit të ditë është prania fizike e sallës së mbledhjes", tha Metaj. “Krisjet” në marrëdhënien mes socialistëve dhe Dritan Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për deputet, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi. Në Vlorë, PS-ja mori 8 mandate, që ishte dhe objektivi maksimal, kjo e reflektuar edhe në përpilimin e listës së kandidatëve për deputet, ku Rama renditej i 8-ti.
Refuzon mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Vlorës me argumentin e masave anti-COVID, Ministria e Shëndetësisë 'rrëzon' Dritan Lelin: Nuk pengojnë
Video të tjera
-
-
Aksident në Ishull-Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon në kanal
13 Qershor, 21:04 -
Zjarr pranë një blloku banimi në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje
13 Qershor, 18:31 -
Nga Amerika në Evropë, takimet e Artur Shehut me pjesëtarët e grupit për trafikun e drogës dhe investimet në Shqipëri
13 Qershor, 18:20 -
Vrasja e Eglant Koçit, edhe Kosova në kërkimet për trupin! Arratia e Sadik Llanajt, RENEA në ndjekje
13 Qershor, 17:17 -
Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona! Dërgohen me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës
13 Qershor, 17:12 -
Mbetën në det të hapur me kajak, Policia e Himarës u vjen në ndihmë 5 turistëve në Gjirin e Filikurit
13 Qershor, 16:34 -
Shisnin kokainë në Tiranë, 4 të arrestuar! Sekuestrohen mbi 400 gramë kokainë, 2 peshore, para dhe 4 celularë
13 Qershor, 11:30 -
Mjeku italian: Akti 10 minutësh që shpëton 3 jetë, ndoshta edhe tuajën!
12 Qershor, 17:36 -
Petulla me patëllxhanë nga zonja Albana
12 Qershor, 17:28 -
Lule kungulli të mbushura me gjizë dhe kopër, të skuqura në qull nga zonja Albana
12 Qershor, 17:23 -
Reçel me lëkura limoni nga zonja Albana
12 Qershor, 17:14 -
-
Vrasja e Eglant Koçit/ Autori e futi trupin e pajetë në automjet, e çoi në Ibë me karrotrec! Armand Shakaj ndërroi 6 numra celulari! Gjenden gjurmë baruti brenda zyrës
12 Qershor, 17:09 -
SKEDA/ Kush janë 20 personat me masë sigurie nga SPAK? Nga krerët e ‘kokainës’, te biznesmenët ‘pastrues parash’
12 Qershor, 16:52 -
Dibër/ Kapet duke ruajtur me armë parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana
12 Qershor, 15:14 -
Skënder Hita në GJKKO, inspekton nga afër masat e sigurisë në gjykatë
12 Qershor, 14:26 -
Dibër/ Kapet duke ruajtur me armë parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana
12 Qershor, 14:14 -
Tentoi të grabiste me armë lodër një pikë të këmbimit valutor në Shkozë, arrestohet 23-vjeçari
12 Qershor, 10:57 -
Operacioni i SPAK, bllokohet biznesi i makinave me qira 'Top Seven', pronë e Orgest Birçaj
12 Qershor, 10:40