Më në fund banorët e Plugut në Lushnje do të bëhen pronarë të tokave të tyre... Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Kadastrës Shtetërore Artan Lame, i cili thane se janë gati certifikatat për 3 mijë pasuri në këtë fshat.
"Janë gjithsej 3000 pasuri në këtë fshat. Është një fshat edhe një zonë kadastrale bujqësore e rëndësishme me histori qoftë të vjetër qoftë të re, ku janë vendosur familjet e persekutuara. Procesi nisi në prill dhe përfundoi tani. Banorët nuk kanë nevojë të vijnë pranë zyrave të Kadastrës, pasi të dhënat janë afishuar çdo banor mjafton të shikoj emrin e tij dhe të aplikojnë online për të tërhequr certifikatën e pronësisë".















