Rehabilitohet një tjetër bllok banimi në Elbasan, Gjiknuri: Kërkojmë besimin e qytetarëve për të vijuar me punët e mira

7 Shtator 2022, 20:00

Bashkia e Elbasanit ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku të madh banimi. Bëhet fjalë për rrugët  "Grigor Nosi", "Hasan Ali Kopili" dhe "Xhaferr Duhanxhiu". Sekretari i Përgjithshëm i PS, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Gledian Llatja inspektuan punimet për sistemimin e këtij blloku që ishte dhe një kërkesë e komunitetit për ndërhyrje kapilare.

    No videos found.