Rekord/ Emigrantët sollën 621 mln euro për të afërmit në gjysmën e parë të vitit! BSH: Vetëm në tremujorin e dytë rritje me 23%

10 Shtator, 18:53 | Përditesimi: 10 Shtator, 18:53

Emigrantët sollën 621 milionë euro për të afërmit e tyre gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kjo është vlera më e lartë e regjistruar deri më tani për këtë periudhë. Shtimi i emigrantëve nëpër botë po jep ndikim në shtimin e remitancave, që janë kthyer në burim kryesor të ardhurash për mijëra familje në vend.

E.H/Shqiptarja.com