TIRANË-As me kohën e fushave të mëdha për prodhimin e drithërave nuk përngjan kultivimi i kanabisi vitet e fundit në vendin tonë. Çdo sipërfaqe e mundshme është shfrytëzuar për bimën narkotike. Nga janari deri në fund të qershorit, policia ka realizuar afro 41 mijë kontrolle në minisera. Vitet e fundit serat me drogë janë kthyer në trend.
Përveç serave dhe miniserave, në të cilat janë kapur vazhdimisht bimë të kultivuara, magazinat e vjetra, ish-objekte ushtarake, shtëpi të braktisura, stane dhe stalla, u kthyen në territore të kanabis. Në gjashtë muaj janë bërë më shumë se 10 mijë kontrolle vetëm në magazina.