Rekordmeni shqiptar shpallet kampion Ballkani në hedhjen e shtizës: Ndihem krenar, por ky sport s'ka të ardhme

19 Shtator 2021, 17:26

Kastriot Malaj, 61-vjeçari nga Shqipëria, është shpallur kampion ballkani në kampionatin e atletëve Veteranë, që për herë të parë organizohet në Shqipëri dhe konkretisht në qytetin e Korçës. Kjo ishte hera e dytë për Malajn që rrëmben këtë titull, ndërsa hera e parë ishte në vitin 1997 në kampionatin Ballkanik të Bosnje-Hercegovinës.

Kastriot Malaj: ‘Zura vendin e parë në Ballkan, por gara ishte shumë e vështirë sot sepse ishin mbi 12 konkurentë që më herët kishin fituar titullin kampion ballkani. Megjithatë dola i pari duke konkuruar kokë më kokë me një grek me të cilin kam garuar edhe para 20 vitesh. Kemi dueluar herë pas here, por sot dola fitues.’