Rend i ri në futbollin botëror, fondi i Arabisë Saudite kërcënon ligat e forta të Europës! Çfarë paralajmëroi Cristiano Ronaldo

27 Qershor 2023, 16:28

Fondi Sovran i Arabisë Saudite po kërcënon seriozisht rendin e futbollit botëror dhe veçanërisht atë europian. Shumë yje të këtij sporti po ndjekin këtë verë atë që Ronaldo bëri në janar, ndërsa qëllimi është që shumë shpejt Liga e Arabisë Saudite të lërë pas kampionate si Seria A, Bundesliga dhe La Liga.